Kurti: Agim Bahtiri është gjithmonë me qytetarët e Mitrovicës

17:08 | 16 Nëntor 2017
Arbresh.info

Lideri VV-së, Albin Kurti në tubimin e AKR-së në Mitrovicë ka thënë se Mitrovica i ka dhënë shumë Kosovës, por siç tha ai, Mitrovica ka përfituar shumë gjëra të këqija si ndarje e shfrytëzim.

“Është e domosdoshmë që të mos lejojmë që ata që e kanë lejuar ndarjen e Mitrovicës të qeverisin. Mitrovica ka nevojë për Agimin e vitit 2017 e jo për muzgun e vitit 2013. Kur fiton Agimi fiton Mitrovica e qytetaria, kur fiton Valdetja fiton SHIK-u e Kadria”, ka thënë ai.

Kurti ka theksuar se Agimi është gjithmonë me qytetarët e Mitrovicës.

“Agimi i thotë po qytetarëve dhe Mitrovicës, kurse Valdetja nuk mund ti thotë jo SHIK-ut dhe PDK-së. Agimi është i pari në rend të listës së votimit dhe Agimi është kryetari i ardhshëm i Mitrovicës. Shumë projekte ne si VV i kemi bërë në bashkëqeverisje me Agim Bahtirin dhe në të ardhmen do të bëjmë edhe më shumë”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se kombinimi VV-Agim Bahtiri është avantazh.

“Agimi e ka jetën e siguruar në Holandë. Ai nuk e do politikën për biznes sepse ai kishte biznes para se të hynte në politikë. Ai nuk frikësohet nga strukturat paralele. Ai është guximtar dhe për këtë duhet të mbetet kryetar. Punoni që sa më shumë qytetarë të votojnë dhe sa më e madhe të jetë fitorja jonë. Ne do të fitojmë prandaj ne do të punojmë, sepse Agimi është bërë gati përsëri që të fitojë, e kundër kandidatja le të bëhet gati të humb”, është shprehur ai duke thënë se Bahtiri nuk i frikësohet Rakiqit e askujt.

“Agimi nuk falë toka, ne jemi bërë bashkë kundër krimit. Agimi nuk do të lëshoj pe para çdo presioni përball kujtdo tjetër. Ne do të jemi bashkë në të mirën e në të keqën e Mitrovicës por gjithmonë me më shumë të mira. Numrin 34 Mitrovca e ka për hatër”, është shprehur ai. /arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme