Plagoset me armë zjarri një i ri në Tiranë

16:07 | 16 Nëntor 2017
Arbresh.info

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mesditën e sotme në “Unazën e Re” në Kryeqytet.

Burime nga policia kanë bërë të ditur se i plagosur me armë zjarri është 30-vjeçari Gentian Rrahmani, i cili është gjetur i plagosur në rrugën “Teodor Keko”.

Personi i plagosur është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Nga ana e Policisë është identifikuar autori dhe po punohet për kapjen e tij dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme