Arrat ulin kolesterolin më mirë se ilaçet

15:32 | 16 Nëntor 2017
L G

Organizmi ynë për të funksionuar në mënyrë të duhur ka nevojë për sasi të kolesterolit. Ndërkaq, shumica e kolesterolit të keq në gjak bie deri tek rreziku i sëmundjes së zemrës, rritjes së presionit të gjakut e edhe të gjakderdhjes në tru. Duhet të dimë që në gjak ka kolesterol të mirë dhe të keq.

Kolesteroli i keq (LDL) është ai që krijon shtresa në arterie, ndërsa kolestrerol i mirë (HDL) është ai që sjell kolesterolin e keq përkatësisht yndyrën në mëlçi.

 Niveli  i kolesterolit në gjak tek njerëzit e shëndetshëm është i balancuar. Për organizëm është i mirë niveli HDL më i lartë se sa niveli LDL. Kur niveli i kolesterolit të keq rritet, vjen deri tek rritja e depozitave në arterie dhe deri tek dëmtimi i rruazave të gjakut dhe kështu ka mundësi që këto rruaza të bllokohen.

Në nivelin e kolesterolit negativisht ndikon: pirja e duhanit, alkooli, mosaktiviteti fizik, ushqimi i parregullt, lodhja e tepërt, mbipesha, të ftohtit, infeksionet, stresi, lodhja psikofizike, lodhja kronike, rregullimet hormonale dhe disa faktor tjerë.

Kolesterolin e tepërt mund ta ulni me arra

Hulumtimet e reja shkencore thonë që nëse e hani një grusht arra në çast fitoni mbrojtje të sëmundjeve të zemrës. Konsumimi i rregullt i arrave do t‘ ju ofrojë mbrojtje afatgjate.

Shkencëtarët kanë paraqitur përmirësim të dukshëm të niveleve të kolesterolit dhe fleksibilitetin e rruazave të gjakut, që ndihmon në qarkullimin e mirë të gjakut, kjo vetëm katër orë pasi që njerëzit kanë konsumuar arra apo vajin e arrave.

Sipas fjalëve të doktoreshës Peni K. Eterton e cila punon në Universitetin e Pensivanisë, konsumimi i një grushti arrash, katër herë në javë mundet dukshëm të ulë rrezikun nga sëmundjet e zemrës.

Arrat janë të pasura me omega-3, gjithashtu përmbajnë sterole bimësh dhe vitamina E, e të gjitha këto ulin kolesterolin dhe mbrojnë rruazat e gjakut. /femra.net/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme