Kur mendojmë Angelina Jolie, më shumë se një aktore tani na vjen ndërmend një gurë e rëndësishme e humanitarizmit.
Ajo ishte e pranishme tek Festivali Ndërkombëtar Aziatik i Filmit, që u mbaj në Los Angeles, ku prezantoi lmin “First they killed my father”, që rrëfen historinë e një vajze gjatë luftës në Kamboxhia.
Pjestare e jurisë së këtij festivali ishte një prej aktoreve më të njohura të serialeve turke, Tuba Buyukustun, e cila ka një karrierë lmash që shkojnë përtej serialeve me sukses komercial që kemi parë në “Klan”, si “Diamante dhe Dashuri” apo “Xhesuri dhe e Bukura”.
Por mbi të gjitha, si Tuba ashtu edhe Angelina janë të dyja ambasadore të nismave humanitare dhe i përkushtojnë një pjesë të mirë të jetës ndihmës së njerëzve në nevojë. Tuba Buyukustun preu okët dhe i shiti në ankand, që të ardhurat t’ia dhuronte fëmijëve që vuajnë nga kanceri. Angelina Jolie, siç e dimë, ka ndërmarrë një sërë nismash duke ofruar ndihmën e vet në kampet e refugjatëve në Jordani, Irak, Kenya dhe shumë vende të tjera ku ka refugjatë lufte. Jolie është ambasadore e UNDP-së (Organizatës së Kombeve të Bashkuara), kurse Tuba Buyukustun mban të njëjtin titull për UNICEF (Fondi i Emergjencës Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Fëmijët).
Prandaj takimi i tyre është më domethënës se thjesht takimi mes dy aktoreve në një festival lmi. Mediat turke po shkruajnë shumë për këtë bashkim, pasi duket se mund të ketë një bashkëpunim të mundshëm, si dy prej gurave më të njohura humanitare në vendet e tyre./Anabel
Pamje nga veriu, pas shpërthimit në kanalin e ujit në Zubin ...
Rusia thotë se ka bombarduar forcat antiqeveritare në Siri
Vota e emigrantëve, kreu i KQZ: 30 ditë nuk mjaftojnë për po...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, KEK shpreson në sanimin e shpejtë...
Kryetari i Zubin Potokut: Shpërthimi në Ibër Lepenc nuk ka d...
Shpërthimet në veri, Haradinaj: Organet e sigurisë të bashkë...