Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger ka konfirmuar që sulmuesi Olivier Giroud do të mungojë në ndeshjen e këtij vikendi kundër Tottenhamit për shkak të një lëndimi.
Lëndimi i reprezentuesit të Francës është përshkruar si afatshkurtër, por ai nuk do të jetë i gatshëm të rikthehet të shtunën në derbin londinez ndaj Spursve, transmeton portali arbresh.info.
“Giroud është lënduar, nuk mendoj se do të jetë në dispozicion”, citohet të ketë thënë Wenger për ‘Daily Mirror’.
“Është afatshkurtër, ne duhet të vlerësojmë atë të hënën”
Ky mund të jetë një njoftim i mirë për Alexandre Lacazzeten edhe pse Wenger ka refuzuar të konfirmoj se do të jetë në formacionin startues në Emirates këtë vikend./arbresh.info/
Osmani takohet me ministren kanadeze, diskutojnë për situatë...
Jashari takohet me shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosu...
Hasani takon homologun austriak, diskutojnë për lidhjen e fo...
Mustafa kujton babain Xhemailin, 24 vjet pas vrasjes: Ai ënd...
Në 24-vjetorin e vrasjes, Osmani kujton Xhemail Mustafën si ...
Ancelotti për Mbappen: Ai do të tregojë cilësitë e tij nesër