Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) do të bëjë prezantimin e rezultateve të përpjekjeve të përbashkëta me Ministrinë e Diasporës dhe Investimeve Strategjike (MDIS), që kanë rezultuar në publikimin e një raporti të ri, të titulluar Buxhetimi për përmirësimin e barazisë gjinore në programet për diasporë.
Gjatë këtij lansimi, RrGK do të prezantojë të gjeturat kyçe dhe rekomandimet e arritura nga analiza, si dhe mirëpret diskutim sa i përket të gjeturave, thuhet në një njoftim për media.
Në shkurt të vitit 2017, Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike u zotua të zbatojë buxhetimin e përgjegjshëm gjinor, në pajtueshmëri me obligimet ligjore të caktuara në Ligjin për Barazi Gjinore dhe kërkesat e bëra nga Ministria e Financave në qarkoret e fundit buxhetore.
Që atëherë, zyrtarët e MDIS-së kanë marrë përkrahje nga RrGK sa i përket kryerjes së analizës gjinore të programeve dhe shpenzimeve të mëparshme dhe të tashme. Kryerja e kësaj analize gjinore ishte esenciale për tu siguruar që janë dhënë të dhëna të mjaftueshme në planifikimin buxhetor për vitin 2018 dhe më tej.
Kjo iniciativë u bë e mundur falë mbështetjes së Agjencisë Austriake për Zhvillim (ADA).
Rrahmani: Është viti i pestë që jam këtu, ndihem si një nga ...
Fillon fushata “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me...
Rutte flet me Erdoganin për situatën e sigurisë në Kosovë
Vera e ardhshme pritet ta gjej në skuadër të re Fisnik Aslla...
Programi “ALBAdapt”, Kumbaro: Kapitull i ri, përgatit Shqipë...
Lëkundje të forta tërmeti në Turqi