Ndeshja ndërmjet Anglisë dhe Brazilit në Wembley mund të mos ketë prodhuar ndonjë gol, por Neymari dhe Marcus Rashford krijuan disa momente intriguese gjatë bisedës në tunel para ndeshjes.
Shumë tifozë e kanë vërejtur që dyshja ishin në një bisedë të thellë vetëm disa minuta para fillimisht të ndeshjes së Anglisë ndaj Brazilit, transmeton portali arbresh.info.
Kuptimi themelor i gjuhës angleze nga Neymar dhe paaftësia e Rashfordit për të folur gjuhën portugeze mund t’i ketë ndalur ata për të thelluar bisedën, por jo edhe të paktën për të provuar.
Interesant është fakti që Neymar ishte personi që nisi bisedën me sulmuesin e Manchester United pasi dyshja shtrënguan duart.
Por, tifozët e Manchester United që janë duke shpresuar që Neymar ka thënë ndonjë fjalë për lavdëruar Rashfordin do të jenë të zhgënjyer sepse biseda kaloi menjëherë tek moti.
Rashford u tall me klimën e ftohtë të Anglisë dhe Neymar pranoi ndaj sulmuesit të United se nuk është një tifoz i temperaturave të ulëta në Londër./arbresh.info/
Biseda e plotë ndërmjet tyre:
Osmani bashkë me Hovenierin dhe ushtarët në kampin Bondsteel...
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...
Trafiku Urban thotë se janë eliminuar paqartësitë rreth proc...
Kurti vendos edhe gurthemelin e fundit në Podujevë, kësaj ra...
Kumbaro nderon kontributin e gjithë krahinës së Gjirokastrës...
Aprovohet struktura e tarifave të energjisë termike për sezo...