Lëvizja Vetëvendosje, një ditë para përfundimit të fushatës për zgjedhjet e së dielës ka bërë të ditur qëndrimet zyrtare sa i përket marrëveshjeve dhe përkrahjeve të kandidatëve të tjerë në komunat që janë në balotazh.
Kryetari i VV-së, Visar Ymeri në një konferencë për media ka bërë të ditur se në komunën e Prishtinës kandidati i tyre për kryetar Shpend Ahmeti tashmë ka bërë marrëveshje me AKR-në, shkruan arbresh.info.
Sipas tij, programi qeverisës i VV-së është pasuruar me pikat programore të ish-kandidatit të AKR-së për Prishtinën, Selim Pacolli, të cilat siç tha, janë të nevojshme për kryeqytetin.
“Duam përfundimsht ta qartësojmë punën e bashkëpunimit të VV-së në këto zgjedhje me subjektet tjera. Për këto marrëveshje të cilat i kemi arritur në disa prej komunave, gjëja kryesore që kemi vlerësuar është hapësira, mundësia për të zbatuar programin e lëvizjes vetëvendosje aty ku kemi pasur mundësi. Në Prishtinë kemi marrëveshje me AKR me të cilën kemi arritur dakordancë programore për pikat programore ku programi i VV-së është pasuruar me disa prej pikave të AKR-së në nivel lokal në komunën e Prishtinës të cilat na janë dukur të dobishme dhe të përputhshme me programin e Shpend Ahmeti”, ka thënë Ymeri.
Ai ka treguar se kandidati i VV-së Mytaher Haskuka ka marrë mbështetjen e NISMA-s për Kosovën ndërkohë që deri vonë e kishte edhe mbështetjen e LDK-së në këtë komunë por që më pas, siç tha Ymeri, kjo pari ishte tërhequr për shkak të diskutimeve në nivel qendror.
Ymeri shpjegoi se në Dardanë, VV ka mbështetjen e AAK-së, në komunë e Kaçanikut, kandidati i kësaj partie Basri Kodra ka marrë mbështetjen e LDK-së dhe AAK-së.
Ai foli edhe për komunat ku VV nuk është në balotazh por që ka vendosur për të mbështetur kandidatë të partive tjera.
Të tilla janë Vushtrria, ku VV mbështet kandidatin e LDK-së, Shtimja ku kjo parti ka vendosur të mbështes kandidatin e pavarur që është në balotazh, Mitrovica ku vazhdon mbështetja për kandidatin e AKR-së, Agim Bahtiri me të cilin VV ka bashkëqeverisur në 10 muajt e fundit, dhe Gjakova ku mbështesin kandidaten e Alternativa për Kosovën, Mimoza Kusari-Lila.
Ymeri ka sqaruar në fund se komunat në të cilat VV nuk ka vendosur të mbështes asnjë kandidat janë Ferizaj, Istogu, Obiliqi, Rahoveci dhe Malisheva.
Zgjedhjet e rrethit të dytë të zgjedhjeve lokale mbahen më 19 nëntor në 19 komuna./arbresh.info/
Çaji i hudhrës – arsyet shëndetësore pse duhet të pini çdo m...
Celta Vigo në një finish dramatik ndal Barcelonën
Zelensky: Pres propozimet e Trump për t’i dhënë fund luftës
Mungesa e sinjalizimit paraqet rrezikshmëri të lartë në traf...
Ana i dërgon një dhuratë Kevinit, reagimi i tij do ju befaso...
Lituania do të financojë prodhimin e dronëve ukrainas me rre...