Përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri Federica Mogherini ka thënë se është duke u punuar që ura e Ibrit të hapet tërësisht, raporton portali arbresh.info
Ajo këtë e ka thënë në një konferencë shtypi pas takimit BE-Serbi në Këshillin për Stabilizim-Asociim.
“Jemi duke punuar në rihapjen e tërësishme të urës së Ibrit, siç e dini nga vizita ime e kaluar në Kosovë, doganat etj, të cilat mund të duken të vogla, por që duhen punuar për orë e orë të tëra”, ka thënë Mogherini.
Përfaqësuesja e lartë ka përmendur edhe marrëveshjet e dala nga dialogu që janë implementuar të tilla si lëvizja e lirë, policia, telekomunikacioni, regjistrat civilë
“Jemi jashtëzakonisht të përkushtuar dhe të fokusuar në punë ekipet tona, dhe pasi që kjo punë është në vazhdim e sipër, nuk do ta tregoj në publik përmbajtjen e dialogut apo perspektiva e tij, vetëm jam duke thënë se janë dy elemente, njëra që nuk duhet harruar është implementimi i Asociacionit dhe marrëveshjeve e masave të arritura deri tani, si dhe vazhdimi i rezultateve pozitive që tashmë ka arritur dialogu, si dhe atyre që janë implementuar deri tani siç janë lëvizja e lirë, drejtësia, policia, telekomunikacioni, mbrojtja civile regjistrat civilë”, deklaroi Mogherini./arbresh.info/
Arrestohet shqiptarja në Londër, mori pjesë në protestat pro...
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”
Dhjetra të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë dhe Liban
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...