Antoine Griezmann beson që Atletico Madridi mund të përmirësoj fatin e tyre para portës në derbin e së shtunës ndaj Real Madridit.
Skuadra e Diego Simeones ka shënuar vetëm 19 gola brenda 17 paraqitjeve në të gjitha kompeticionet këtë sezon dhe qëndron tetë pikë prapa lideri të ligës – Barcelonës, transmeton portali arbresh.info.
“Kjo është një ndeshje për tu fituar nga ne, në stadiumin tonë të ri që do të jetë plotë dhe me shumë entuziazëm”, tha Griezmann në një intervistë në La Liga.
“Është një ndeshje e madhe për ne sigurisht, jo vetëm për tifozët dhe klubin por edhe për lojtarët gjithashtu, këto janë ndeshje që ju doni të luani dhe të keni ndikim pozitiv, pavarësisht rezultatit ju gjithmonë mësoni diçka”
“Ne jemi duke pasur probleme para portës, në stërvitje në jemi shkuar mjaftë mirë në sulm por kjo nuk po ndodh në ndeshje futbolli. Ne duhet të vazhdojmë të përmirësojmë këtë”
26-vjeçari ka shënuar dy gola brenda nëntë paraqitjeve në La Liga këtë sezon./arbresh.info/
Terroristët e Banjskës do procedohen penalisht ndaras nga 42...
Seanca për tre terroristët serbë, kundërshton avokati i njër...
Seanca për tre terroristët për sulmin në Banjskë, Hoti: Gjyk...
Nën masa të rrepta sigurie, nis gjykimi ndaj tre terroristëv...
Drejtoresha e shkollës në Prishtinë lajmëron nxënësin në pol...
Lajçakut me këshilltarin e Scholz-it flasin për dialogun Kos...