Banka Botërore alarmon për rritje të çmimit të rrymës

10:49 | 16 Nëntor 2017
arbresh.info

Banka Botërore ka alarmuar për rritje të çmimit të energjisë elektrike, raporton arbresh.info.

Drejtoresha për Ballkanin Perëndimor, Linda Van Gelder, është shprehur se sektori i energjisë është tepër i rëndësishëm dhe furnizimi me çmim të përballueshëm është kritike për të ardhmen e Kosovës.

“Ne e dimë se tani Qeveria është duke e shikuar kushtet komerciale dhe ne jemi duke e ndjekur edhe këtë proces,” është shprehur Gelder.

Këto komente ajo i ka bërë gjatë  prezantimit të Raportit të Rregullt Ekonomik më të ri për Ballkanin Perëndimor, përfshirë Kosovën./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme