Isco pritet të jetë i gatshëm për Real Madridin në derbin e së shtunës ndaj Atleticos në Wanda Metropolitane pas rikthimit në stërvitje.
Mesfushori kreativ u lëndua gjatë miqësores së Spanjës së fituar ndaj Costa Ricas të shtunën duke e detyruar të qëndrojë jashtë të gjitha stërvitjeve para rikthimit të mërkurë, transmeton portali arbresh.info.
Matteo Kovacic, Gareth Bale dhe Keylor Navas pritet të gjithë të mungojnë në ndeshjen në vikend për shkak të lëndimit, por Dani Carvajal pritet të jetë në dispozicion për rikthim pas dy muajve jashtë fushe.
“Zidane ka mbikëqyrur tre lojtarë në rikthim për seancën stërvitore”, shkruan në një deklaratë Real Madridi.
“Isco dhe Luka Modric, të cilët punuan individualisht të martë, iu bashkuan grupit”
“Matteo Kovacic është stërvitur gjithashtu me bashkëlojtarët e tij për herë të parë qysh pas lëndimit”
“Gareth Bale, Luka Modric dhe Keylor Navas vazhdojnë procesin e tyre për rikuperim. Portieri nga Costa Rica ishte jashtë në fushë duke u stërvitur i vetëm”
Gjermanisë i nevojiten rreth 288.000 punonjës të huaj deri n...
Vuçiq pyetet për rrezikun real të një lufte me Kosovën: Më k...
Dabiqaj “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Policia arreston tre persona të kërkuar me urdhëresë të Gjyk...
Gjyqtarët kosovarë delegohen për ndeshjen e UEFA Youth Leagu...
Kurti mirëpriti arkitektin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovë...