Vetëbesimi është hapi kryesor i suksesit dhe pikë. Por, për këtë vetëbesimi është ai për të cilin duhet të punojmë – gjatë, me durim, dhe që është shumë e rëndësishme, nuk duhet kurrë të ndalojmë, sepse gjithmonë do të ketë një vizë shprese në jetën tonë të cilën mund ta ngrisim, së paku një shkallë që mundemi më lartë.
Vetëbesimi i fortë bazohet, parasegjithash, në zakone të mira dhe të shëndosha. Gratë që kanë vetëbesim dhe për këtë arsye sukses të madh në të gjitha fushat e jetës janë ato që kërkojnë sfida të reja, pa pushim. Ato nuk i frigohen dështimeve dhe vazhdimisht vetes i japin qëllime të reja që t’i testojnë aftësitë e tyre. Pastaj, janë të përgjegjëshme dhe të organizuara. Kanë kontrollin mbi të gjitha dhe i përmbahen planit. Janë komunikative dhe të relaksuara në bisedë me miqtë dhe koleget, si dhe me partnerët e biznesit. Duken të vendosura dhe nuk lejojnë që kushdo të vërejë ndryshimet e tyre të disponimit. Nuk i frigohen mosdijes dhe nuk i vjen turp të pyesin për atë që nuk dinë apo nuk kuptojnë. Dhe, që është shumë e rëndësisshme, nuk krahasohen me të tjerët por janë aty t’i përkrahin.
A iu ndërrua me të vërtetë Xhenetës ‘Kutia e FatitR...
Abdixhiku sot prezanton programin e LDK-së për shëndetësi në...
Save the Children: TikTok-u hapësira ku bullizohen më së shu...
Ndikimi i Dua Lipës, falë saj u zgjodh “fjala e vitit”
Ndeshja Kosovë-Rumani, UEFA merr vendim
Përfaqësuesi i Ministrisë të Vakëfeve: Është investim i yni ...