Për 24 orë 51 aksidente, një me fatalitet

10:24 | 16 Nëntor 2017
Arbresh.info

Gjatë 24 orëve të fundit Policia e Kosovës njofton se në vend kanë ndodhur 51 aksidente trafiku, ku në 29 prej tyre nuk kishte të  lënduar, kurse në 22 të tjerë me të lënduar, shkruan arbresh.info.

Ndërkohë mbrëmë është shkaktuar edhe një aksident me fatalitet.

Gjatë kësaj periudhe Policia e Kosovës ka shqiptuar gjithsej 691 tiketa trafiku, thuhet në raportin e policisë.

Gjithashtu policia njofton se janë arrestuar 21 persona, në mbajtje janë dërguar 10, derisa në vuajtje të dënimit pesë persona./arbresh.info/

Të ngjashme