Google ADS

Vdes i aksidentuari në Podujevë

10:04 | 16 Nëntor 2017
Arbresh.info

Një person ka vdekur në fshatin Gllamnik të Podujevës pas lëndimeve të marra pasi që është aksidentuar nga dy automjete. Në raportin 24 orësh të policisë bëhet e ditur se personi menjëherë pas lëndimeve të marra është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, me ç’rast mjeku kujdestar ka konstatuar se i njëjti është pa shenja jete.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion ndërsa, ngasësi i automjetit (kamionetë) mashkull K-Shqiptar është arrestuar dhe dërguar në mbajtje, shkruan arbresh.info.

Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë dy automjete (njëra  kamionetë e tipit Ford dhe tjetra BMW) dhe një këmbësor, i cili nuk ka mundur tu përballoj plagëve të mara dhe i njëjti ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Lidhur me këtë aksident ngasësi i automjetit (Kamionetë e tipit Ford) , B. B mashkull 22 vjeç, është shoqëruar në stacionin policor  dhe me urdhër të Prokurorit të shtetit, i është shqiptuar masa e ndalimit  prej 48orësh. Gjithashtu me urdhër të prokurorit të dyja automjetet e përfshira në aksident janë  konfiskuar nga ana e policisë.

Ndërsa  trupi i viktimës A. M.  mashkull, 28 vjeç, është dërguar në Institutin e mjekësisë Ligjore për obduksion.

 

Ky është njoftimi i plotë i policisë:

AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET

Fshati Gllamnik, Podujevë 15.11.2017-17:44. Raportohet se ka ndodhur aksident trafiku në mes të dy automjeteve dhe një këmbësori. Si pasojë këmbësori-viktima mashkull K-Shqiptar ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar në QKUK, ku mjeku kujdestar ka konstatuar se i njëjti është pa shenja jete. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion ndërsa, ngasësi i automjetit (kamionetë) mashkull K-Shqiptar është arrestuar dhe dërguar në mbajtje./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme