Sulmuesit që para dy viteve në shënjestër kishin gjigantët si Apple, Facebook, Microsoft, dhe Twitter nuk u zhdukën asnjëherë, ata vazhdimisht u zgjeruan.
Një hulumtim i ri nga Symantec zbulon grupin, të cilin kompania e quan “Morpho”, që ishte prapa sulmeve kibernetike që thyen sistemin e sigurisë të kompanive më të mëdha në botë, shkruan arbresh.info.
Në vitin 2013, Apple dhe Facebook, që ishin dy kompanitë e para që u sulmuan, kanë thënë se të dhënat e tyre nuk janë vjedhur nga rrjeti, por një numër i madh i pajisjeve duhej pastruar nga programet e ndryshme keqdashëse të përdorura nga hakerët. Identiteti i grupit vazhdon të qëndroj ende i panjohur, ndonëse shumica kanë kthyer vëmendjen tek grupet e hakerëve kinez pas sulmeve të fundit. Megjithatë, atë kohë kishte sugjerime që të paktën 40 kompani ishin në shënjestër nga hakerët e Evropës Lindore që tentonin vjedhjen e të dhënave sekrete të kompanive.
Bazuar në këtë hulumtim, pas këtij sulmi hakerët sulmuan edhe 49 organizata të ndryshme në më shumë se 20 vende, ku shumica prej tyre ishin në SHBA dhe Evropë.
Duke përdorur programe keqdashëse, hakerët ishin në gjendje të sulmonin firmat farmaceutike, ato të mallrave, sektorët e ligjit dhe informacionet e tjera me vlerë të lartë. Me përdorimin e sistemeve të tilla, grupi kishte në shënjestër e-mail adresat dhe sistemin menaxhues të përmbajtjeve, që në shumicën e raste janë të pajisura me dokumente, përshkrime të produkteve, dhe dosje të tjera të rëndësishme që mund të shiten për arsyeje të ndryshme.
Grupi i hakerëve, të motivuar nga përfitimet financiare, mendohet se si qëllim kanë kompanitë e mëdha pas kërkesave që u bëhen për t’i sulmuar, gjë që “duhet marrë seriozisht nga korporatat”, thuhet në këtë hulumtim./arbresh.info
Izraeli thotë se një rabin është vrarë në Emiratet e Bashkua...
Edi dhe Xheneta diskutojnë në lavanderi, ndërsa Gjesti i për...
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”/ Deputeti gjerman: Bisedime...
“M’u kujtua kjo indiferencë turpshme”, Pacolli p...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte do të vizitojë...
Driloni-Edit: Nëse e fitoj çmimin, e ndaj me ty