Instituti i Medias që hynë në kuadër të degës së gazetarisë në UP, bashkë me ambasadën suedeze kanë organizuar një trajnim për ndikimin e internetit në gazetari.
Më shumë se 30 studentë po marrin pjesë në këtë trajnim, ku do të diskutohet edhe për rolin e gazetarëve të rinj.
Në këtë trajnim po merr pjesë edhe ushturesi i detyrës së ambasadorit të Suedisë në Kosovë, Andres Wollter, dhe drejtoresha e instutit të Medias “Fojo”, Kersti Forsberg.
Ambasadori suedez ka shprehur kënaqësinë e tij që gjendet në këtë trajnim, duke shtuar se trajnime të tilla janë mjaft të nevojshme.
Tutje ambasadori tha se për Suedinë, Kosova ka një rëndësi të veçantë.
Profesoresha në departamentin e gazetarisë, Remzie Shahini-Hoxhaj theksoi se në këtë trajnim do të diskutohet për raportin ndërmjet medias tradicionale dhe moderne.
Dega e gazetarisë në Universitetin e Prishtinës, njihet për organizimin e trajnimeve të tilla për studentët, në bashkëpunim me shtete të mëdha evropiane. /Lajmi.net/
Alarmi i Austin: Ukraina është në fije të perit
Nëse Kvaratskhelia shitet, Napoli do ta synojë Zhegrovën
Dalja e dhëmbëve të parë të bebes
Presidenti i Libanit: Nuk mund ta çarmatosim Hezbollahun
Driloni hap zemrën për Sarën: Mosha e saj nuk është problem ...
Raportohen pesë raste të reja me variantin e ri të virusit M...