Google ADS

Çfarë bashkëshorteje jeni sipas shenjës së horoskopit, ja cilësitë e mira dhe të këqija

09:39 | 16 Nëntor 2017
Arbresh.info

Përrallat gjithnjë përfundojnë kur dy të dashuruarit i thonë “Po” njëri-tjetrit dhe gjithçka që dimë pas asaj është që jetuan të lumtur përgjithmonë ! 

Më poshtë keni tiparet e bashkëshorteve nga dashi deri tek virgjëresha:

Dashi
Gruaja dash ka kohë për të gjitha ! Është ajo që bën planet e udhëtimeve, ajo që nxit partnerin për çdo gjë dhe pas të gjithave ende ka energji për t’u ushtruar në palestër, për të punuar e për të kaluar kohë me mikeshat.

Demi
Kjo është gruaja që mund t’i besoni çdo gjë ! Është besnike, ndonëse pak kokëfortë ! Vështirë t’i mbushësh mendjen se mund ta ketë gabim ! Mund ta teprojë pak me shpenzimet, por ndryshe nga se mund ta mendoni, ajo gjithnjë vendos nevojat e të dashurve para, duke bërë që një pjesë të madhe të parave që ka , t’i shpenzojë për shtëpinë, për fëmijët apo bashkëshortin.

Binjakët
Jeni ajo tip gruaje, me të cilën s’mund të mërzitesh kurrë ! Gjithnjë do të kesh interesa e hobi të reja duke e bërë lidhjen dinamike dhe aspak monotone. Nëse ajo nuk motivohet nga bashkëshorti, nuk do e ketë vështirë të vazhdojë e vetme pasi për të , kjo është gjëja më e rëndësishme: të ndihet e motivuar.

Gaforrja
Si bashkëshorte gaforrja është shumë e kujdesshme, e dashur, e dashur derisa nuk pëson ato luahtjet emocionale që e bëjnë thuajse të padurueshme. Ka nevojë të ndihet e dashur nga ju çdo moment, në mënyrë që të jetë e sigurtë! Do të bënte gjithçka vetëm që partneri i saj të ishtë i lumtur pranë saj.

Luani
Je tipi i gruas që çdo mashkull do të ishte krenar ta kishte. Gjithmonë e di se çfarë duhet të bësh e çfarë duhet të thuash në një event. Je bujare dhe shumë e dashur! Thuhet se jeni shenja më besnike, ndaj Living po e beson.

Virgjëresha
Nëse je martuar me një virgjëreshë do t’ju duket sikur jeni martuar me mamanë! Janë të kujdesshme, do të bëjnë gjithçka për ju, do t’ju kritikojnë sikur të ishit fëmijë ! Pak të lodhshme, por shumë meshkuj do të donin të ishin të lidhur me një virgjëreshë.

Pjesa e dyte e shenjave do të publikohet në një artikull tjetër

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme