Google ADS

Përurohen disa projekte restauruese në Prizren

08:40 | 16 Nëntor 2017
M. A.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, merr pjesë sot në përurimin e disa projekteve restauruese-konservuese në Qendrën Historike të Prizrenit, të realizuara nga Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren.

Sipas agjendës, fillimisht do të bëhet përurimi i punimeve restauruese –konservuese në shtëpinë e familjes Pomaku; pastaj do të vizitohen punimet restauruese – konservuese në Hamamin e Gazi Mehmet Pashës dhe Kompleksin e familjes Drini, si dhe do të përurohen punimet restauruese – konservuese në shtëpinë e familjes Alili.

Gjithashtu do të bëhet përurimi i punimeve restauruese – konservuese edhe në dy trafostacioneve të vjetra; Xhamia e Myderiz Ali Efendisë; si dhe përurimi i punimeve të fasadës së familjes Zhoriq.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme