Cristiano Ronaldo dhe Sergio Ramos në luftë

08:40 | 16 Nëntor 2017
Arbresh Info

Real Madridi është në krizë aktualisht dhe këtu nuk ka asnjë shenjë që kjo do të ndalet.

Cristiano Ronaldo, golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave te klubi, raportohet se është në luftë me kapitenin e skuadrës – Sergio Ramosin, transmeton portali arbresh.info. Dyshja me sa duket kanë ndarë dhomën e zhveshjes dhe bashkëlojtarët e tyre kanë zgjedhur anën duke krijuar me forcë një ambient armiqësor dhe të çuditshëm.

Rezultatet kanë qenë zhgënjyese në fushë pasi skuadra e Zinedine Zidanes qëndron tetë pikë prapa Barcelonës. Por, prapa skenat janë vendet ku problemet duken se janë edhe më të thella.

Bazuar në ‘Marca’, qysh pas verës Sergio Ramos ka kthyer lojtarët përreth tij duke kthyer njëkohësisht edhe të gjithë fuqinë rreth tij.

Bashkëlojtarët portugezë të Ronaldos, Pepe dhe Fabio Coentrao janë larguat të dy nga klubi, ndërsa shoku i afërt i tij James Rodriguez është transferuar në formë huazimi te Bayern Munichu. Ramos besohet se ka respekt për lojtarët e rinj dhe raportohet që Nacho, Dani Carvajal, Marco Asensio, Isco dhe Dani Ceballos kanë zgjedhur anën e qendërmbrojtësit.

Dyshja janë përplasur disa herë këtë sezon
Dyshja janë përplasur disa herë këtë sezon

Ronaldo hapur ka kritikuar lojtarët e rekrutuar nga Madridi këtë verë, por Sergio Ramos e kundërshtoi duke i mbrojtuar ata. Anësori thuhet gjithashtu se është i shqetësuar me komentet e Ramosit në përpjekje për të joshur yllin brazilian Neymar në Bernabeu, gjë që do të sillte një garë të madhe për pozitën e tij.

Pas barazimit të fundit të Spanjës ndaj Rusisë gjatë pushimeve ndërkombëtare, Ramos është pyetur rreth të ardhmes së Cristiano Ronaldos në kryeqytetin spanjoll.

“Cristiano po largohet? Pyetni atë, unë nuk di asgjë për këto gjëra”, u përgjigj ai me nxitim.

Madridi përballet me Atleticon këtë javë dhe mbetet të shihet nëse raporti i tyre i ftohtë do të pësoj ndonjë ndryshim apo jo./arbresh.info/

Të ngjashme