Ministria e Punëve të Brendshme në bashkëpunim me GIZ-in gjerman organizojnë sot në Universitetin e Prizrenit dhe Universitetin e Gjilanit sesion informativ për çështje të migracionit, migracion i rregullt dhe parandalim i migrimit të parregullt.
Qëllimi i kësaj fushate është parandalimi i migrimit të parregullt dhe diskutimi për çështje të migracionit dhe informata të sakta se çfarë është migrimi i rregullt. Poashtu, nga DIMAK do të prezantohet qasja e Gjermanisë për menaxhimin efektiv më të interesuarit për migracion të rregullt.
Me qëllimi të parandalimit të migrimit të parregullt GIZ organizon takim informues dhe diskutues për çështje të migracionit, si dhe jep informata te sakta se çfarë është migrimi i rregullt.
Po ashtu, nga German Information Centre for Migration, Vocational Training & Careerdo (DIMAK) program i GIZ-it, do të prezantohet qasja e Gjermanisë për menaxhimin efektiv me te interesuarit për migracion të rregullt.
Gjatë këtij takimi do të njoftohen të pranishmit më në detaje për qëllimin e fushatës në tërësi dhe aktivitete të cilat kanë ndodhur gjatë kësaj periudhe.
Posa të mbarojnë prezantimet e panelistëve, diskutimi do të jetë i hapur për pyetje të qytetarëve të pranishëm në audiencë.
Në panel do të flasin përfaqësues nga institucionet përgjegjëse për menaxhimin e çështjeve të migracionit, Ministra, Zëvendës Ministra, Drejtor te Departamenteve, Ambasador apo të emëruar Shefa të Misioneve Diplomatike, Ekspert të çështjeve të migracionit nga Austria, Belgjika dhe Holanda, Përfaqësues të projektit DIMAK në Kosovë.
Pas prezantimit të panelistëve, diskutimi do të jetë i hapur për pyetje të qytetarëve të pranishëm në audiencë.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?