Është një përshëndetje, një gjest paqeje dhe solidariteti, por mund të jetë edhe takimi ynë i parë: shtrëngimi i duarve është një gjest i lashtë që përmban në vetvete shumë kuptime dhe që u përgjigjet edhe rregullave të sakta të etikës.
Gjithashtu na tregon shumë për veten dhe sigurisht meriton një reflektim, veçanërisht nëse duam të përcjellim një imazh të caktuar që nga kontakti i parë.
HISTORIA E KËTIJ GJESTI – Ky veprim ka një origjinë të lashtë: të paraqiteshe me parakrahun e tendosur dhe dorën e hapur shërbente për të demonstruar që nuk fshihej asnjë armë në duar apo brenda mëngës. Për këtë arsye, shtrëngimi i duarve është gjesti i përsosmërisë që shpreh vullnetin e paqes dhe harmonisë së mirë mes dy bashkëbiseduesve.
ÇËSHTJE FORCE – Provoni një rast: si reagon dora juaj kundrejt një personi që e takoni për herë të parë dhe që merrni një shtrëngim dore të butë dhe të zgjatur? Zakonisht është një kontakt që jep një përshtypje të keqe, sepse e përcjell idenë e një bashkëbiseduesi pa energji dhe pa dëshirë. Një shtrëngim duarsh shumë energjik, që gati lëkund dorën tonë, na bën të imagjinojmë një kundërshtar të mundshëm, ose të paktën një homolog agresiv dhe egocentrik. Për të transmetuar një imazh pozitiv të vetes, është e domosdoshme ta paraqisni veten në mënyrën e duhur, me një shkallë të caktuar të forcës, por pa shumë shtysë. Delikatesa është e domosdoshme sidomos kundrejt dorës së të një moshuari: shtrëngimi i tepërt do të thotë t’i imponosh një përshëndetje pak a shumë të dhimbshme.
MOMENTI I DUHUR – Sipas rregullave të mirësjelljes shtrëngohet dora kur prezantohemi me dikë, kur themi mirupafshim, në fillim ose në fund të një takimi ose të ndonjë mbledhjeje, për një biznes të caktuar, për shembull në përfundimin e një marrëveshjeje, etj. Gjithashtu do të ishte mirë që të jeni ju të parët që të zgjasni dorën, duke e shikuar bashkëbiseduesin në sy dhe duke i dhënë një buzëqeshje të këndshme. Në këtë mënyrë tregojmë se e kemi nën kontroll situatën dhe jemi gati të marrim iniciativën. Duhet të kemi kujdes maksimal nëse jemi në një kontekst formal, në të cilën hierarkitë janë të përcaktuara mirë dhe ne jemi në radhët më të ulëta: në këtë rast duhet të presim që të përshëndeten njëherë eprorët tanë, pastaj ne.
MËNYRA IDEALE – Etiketa të detyron të zgjasësh dorën tënde të djathtë te tjetri dhe të presësh që tjetri ta shtrëngojë atë (nëse bashkëbiseduesi që e zgjat dorën, atëherë ne duhet ta shtrëngojmë atë). Sidoqoftë nuk duhet të veprosh me nxitim, por me një vendosmëri të caktuar dhe pa drojë, sepse mund të merret si ngurrim. Dora do të afrohet me pëllëmbën, në një pozicion pingul me tokën, pa e kthyer atë lart ose poshtë, por të tendosur për të takuar pëllëmbën e tjetrit. Natyrisht bën përjashtim kur dorën e djathtë e kemi të zënë nga një pengesë serioze dhe e dukshme, si për shembull një plagë ose thyerje. Rregullat e etikës tregojnë se shtrëngimi i duarve zgjat maksimumi pesë sekonda dhe me dy ose tre luhatje nga lart poshtë. Një shtrëngim duarsh shumë i gjatë mund të japë idenë që jemi të bezdisshëm dhe mund të jetë e turpshme në disa kontekste sociale. Kuptohet që para se të shtrëngosh duart me dikë, duhet të sigurohemi që i kemi duart e pastra dhe që pëllëmba të mos jetë e djersitur. Roli kryesor luhet nga gishti i madh: ato duhet të ndërpriten në mënyrë të mbyllur, duke transmetuar një ndjesi të këndshme dhe relaksuese.
NË QOFTË SE BËN FTOHTË – Kur vishni doreza, duhet t’i hiqni ato para se të shtrëngoni duart me dikë. Kjo vlen si për burrat, si për gratë, kur ndodhen në ambiente të mbyllura, kurse në ambient të hapur mjafton vetëm meshkujt, ndërsa femrat mund t’i mbajnë dorezat.
Osmani bashkë me Hovenierin dhe ushtarët në kampin Bondsteel...
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...
Trafiku Urban thotë se janë eliminuar paqartësitë rreth proc...
Kurti vendos edhe gurthemelin e fundit në Podujevë, kësaj ra...
Kumbaro nderon kontributin e gjithë krahinës së Gjirokastrës...
Aprovohet struktura e tarifave të energjisë termike për sezo...