Zëvendëskryeministri, Igor Simiq që vjen nga Lista Serbe, ka thënë se është për keqardhje që presidenti, Hashim Thaçi në vend që të provojë të japë përgjigje për çështje bazike ndaj përfaqësuesve serbë, ai dhe njerëz të afërt me të, po sulmojnë Listën Serbe.
Ai ka thënë se kjo tregon që dikush nuk dëshiron që të bëjë zgjidhje të problemeve të serbëve, shkruan Tanjug, përcjellë Klan Kosova.
Simiq këto komente i ka bërë pas deklarimeve të Shefit të Kabinetit të presidentit Thaçi, Bekim Çollaku se letra e dërguar nga Lista Serbe është joserioze.
Më tej aty thuhet se Thaçi dhe bashkëpunëtorët e tij kanë thënë se serbët duhet të jenë dekor në institucione dhe se këtu nuk ka asgjë për brengosje.
Manchester City – Arsenal, publikohen 11-shet startues...
SHBA, Australia, India dhe Japonia rikonfirmojnë angazhimin ...
Përurohet Shtëpia-Shtab e UÇK-së në Halabak të Podujevës
Alex Lomax është lojtari më i ri i Bora
BE-ja dhe Britania kërkojnë armëpushim mes Izraelit dhe Hezb...
Rama: Maratona e Prishtinës solli kampionen Luiza Gega e shu...