Google ADS

Greqia ndalon 200 emigrantë që tentuan të hynin në Maqedoni

22:26 | 15 Nëntor 2017
Trina Galanxhi

Policia greke ka bllokuar rreth 200 emigrantë dhe azilkërkues, kryesisht nga Siria, Iraku dhe Somalia, që tentonin të hynin në Maqedoni.

Sipas policisë, emigrantët kanë kërkuar që përmes Maqedonisë të mund të udhëtojnë nëpër vende tjera të Bashkimit Europian, transmeton portali arbresh.info

Më shumë se 60 mijë emigrantë dhe refugjatë vazhdojnë të mbesin të bllokuar në Greqi.

Disa vende të BE-së kanë shtuar kontrollin e kufijëve për të parandaliuar hyrjen e emigrantëve në mënyrë të paligjshme, ndërsa disa vende tjera kanë refuzuar të pranojnë emigrantët sipas një plani të shpërndarjes së BE-së./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme