I ndalohet pjesëmarrja në kampionatin botëror të boksit, vajza shqiptare shpërthen në lot

22:24 | 15 Nëntor 2017
Arbresh.info

Shqiptarja më e suksesshme në boks, Donjeta Sadiku ka shpërthyer në lot teksa po jepte intervistë për Klan Kosova.

Ajo është hidhëruar tepër pse India që është shteti organizator i botërorit për femra të reja, nuk ja ka dhënë vizën.

Sadiku ka thënë se është përgatitur më shumë se një vit që të garoj në këtë botëror që do të jetë i fundit që mund të marr pjesë në kategorinë për femra të reja.

18 vjeçarja e klubit të boksit Gollaku, aktualisht është nënkampione e botës për të reja, kurse tash kishte synim medaljen e artë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme