Google ADS

Trump pas kthimit nga Azia kërkon “veprim urgjent” ndaj Koresë Veriore

22:13 | 15 Nëntor 2017
Trina Galanxhi

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump ka kërkuar “veprim urgjent” ndaj kërcënimeve të Koresë Veriore.

Gjatë një fjalimi në Shtëpinë e Bardhë, Presidenti ka folur për udhëtimin e tij në Azi dhe ka theksuar se SHBA-të do të “arrijnë qëllimin e një sërë çeshtjeve”, transmeton portali arbresh.info

Trump theksoi se udhëtimi i ka lejuar atij “të bashkojë botën kundër kërcënimit bërthamor të paraqitur nga regjimi i Koresë Veriore”, kërcënim i cili sipas tij kërkon veprime urgjente.

Ai përsëriti se “të gjitha opsionet mbeten në tavolinë”, ndërsa paralajmëroi se “koha po mbaron”.

Ndër të tjera, Trump ka theksuar se “bota është duke e parë një Amerikë të fortë dhe të fuqishme”./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme