Google ADS

Ylli gjerman i dërgon mesazh Buffonit

21:53 | 15 Nëntor 2017
Arbresh.info

Gianluigi Buffon është pensionuar nga Kombëtarja e Italisë, pas dështimit që të kualifikoheshin në Kupën e BotësMesfushori i Gjermanisë, Sami Khedira ka thënë se është ndjerë shumë keq që Italia nuk ka arritur të kualifikohet për Kupën e Botës.

Ai thotë se më së shumti i ka ardhur keq për Gianluigi Buffon, por premton se do ta ndihmojë atë të arrijë një tjetër trofe, atë të Ligës së Kampionëve, të cilin nuk e ka fituar asnjëherë në karrierë.

“Nuk mund të them se jam i lumtur për eliminimin e Italisë”.

Buffon është një sportist i madh dhe legjendë e gjallë”, tha Khedira për Bild.“Buffonit është duke i munguar vetëm një titull (Liga e Kampionëve), kështu që do ta ndihmojë që ta fitojë atë”, tha gjermani në fund.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme