Akuzohet për herë të tretë aktori i serialit “Gossip Girl”

21:14 | 15 Nëntor 2017
Trina Galanxhi

Ed Westwick është akuzuar për ngacmime seksuale për herë të tretë.

Rachel Eck tha për Buzzfeed se ylli i “Gossip Girl” e shtyri atë me forcë gjatë mbremjes së Oscarit në vitin 2014, transmeton portali arbresh.info

Ajo ka shtuar se aktori është përpjekur të puthte, ta tërhiqte fuqishëm në shtrat dhe të prekte në gjoks.

Për një javë, kjo është gruaja e tretë që ka akuzuar aktorin për sulm seksual.

Westwick ka mohuar akuzat e dy grave, ndërsa nuk ka dhënë asnjë koment për akuzën e tretë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme