Eliminimi i Italisë nga Suedia për kualifikimet në Kampionatin Botëror ‘Rusia 2018’ befasoi të gjithë.
Kjo pasi hera e fundit që italianët nuk kishin arritur në një Kupë Bote ishte viti 1958.
Euforia e lojtarëve të Suedisë që erdhi pas kualifikimit në ‘Rusia 2018’ ishte e madhe sa ata rrëzuan edhe skenën e Eurosportit nga gëzimi.
Festa nga gëzimi vazhdoi edhe në zhveshtoren e suedezëve ishte e çmendur dhe natyrisht që pas festës dhoma e Milanit në San Siro ishte e mbushur me mbeturina.
Pas ndeshjes psikologu i ekipit suedez shpërndau një fotografi në Twitter ku shikohej trajneri, Janne Andersson, duke mbledhur mbeturinat e lënë nga lojtarët dhe stafi.
Për gjestin e trajnerit kanë filluar të shkruajnë të gjithë në rrjetet sociale pasi ai është një shembull për t’u ndjekur.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...