Federata e futbollit italian janë në kërkim të një trajneri të ri, pasi shkarkuan trajerin Giampiero Ventura.
Ventura dështoi ta kualifikojë për në Kupën e Botës që do të mbahet në verën e vitit 2018 në Ruis, shkruan arbresh.info.
Pas 60 vitesh nuk do ta shohim kombëtaren italiane në ndonjë kompetecion madhor. Italia u eliminua nga Suedia në dy takimet e zhvilluara në kuadër të “Play off” – it.
Sipas Premium Sport, FIGC, e kanë bërë synim kryesor trajnerin italian me përvojë të madhe, Carlo Ancelotti.
58 vjeçari ka një CV jashtëzakonisht të shkëlqyer pasi ka qenë trajner i disa prej klubeve më të mira në botë por ai është i pa punë që nga shtatori i këtij viti, pasi u shkarkua nga Bayern Munich.
Ancelotti gjatë karrierës së tij si futbollist ishte paraqitur në 26 ndeshje për kombëtaren e italisë.
Trajneri italian ka udhëhequr klube si AC Milan, Chelsea, Paris Saint-Germain, Real Madrid dhe Bayern Munich, duke fituar shumë tituj të ndryshëm përfshire tre tituj të Ligës së Kampionëve. /arbresh.info/
Cilat kompani gjermane do të largojnë mijëra punëtorë?
Burimi pyet Sarën: A ishte mërzit nëse dal sonte?
Rohde përgëzon policinë e Kosovës dhe atë gjermane për aksio...
Haradinaj: Rinia e Aleancës është e përgatitur të jetë shtyl...
Maqedonci falënderon ushtarët amerikanë për punën e tyre për...
LDK njofton se “Turneu i Ndryshimit” do të mbahe...