Google ADS

Grumbullohen paratë për operimin e të riut të aksidentuar në Pejë

18:02 | 15 Nëntor 2017
Arbresh.info

Për më pak se 24 orë, pasi që ishte shpërndarë nëpër rrjete sociale dhe portale, kërkesa për grumbullimin e parave për mjekimin Egzon Gjukës, është mbledhur shuma e kërkuar për operimin e të riut pejan.

 

Afaristi Adnan Hyseni, përmes një video të postuar në profilin e tij në Facebook, ka sqaruar se janë grumbulluar të hollat e kërkuara për Egzonin 25 vjeçar, që është aksidentuar rëndë të shtunën, në qytetin e Pejës.

Ai ka treguar se djaloshi pejan është shtruar në njërin nga spitalet e Shkupit, duke shpresuar se Egzoni do të shërohet shumë shpejt.

Ai kishte pësuar frakturë në qafë ndërsa ka dëmtuar rëndë unazat e qafës dhe për operimin e tij janë nevojitur 30.000 euro.

Familja Gjuka ka falënderuar çdonjërin kontribues, duke shtuar se do t’i mbajnë të informuar në lidhje me ecurinë e mëtutjeshme të mjekimit të djalit të tyre.

Kliko KËTU

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme