Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ramiz Kelmendi ka komentuar çështjen e Demarkacionit me Malin e Zi.
Kelmendi përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se komisioni i cili nga e kaluara ka cekur se kanë llogaritur humbjen e territorit prej 8 mijë hektarë, ishte dashur të kenë bazë dokumentacionin valid kur janë konstatuar matjet dhe ato dokumente bazë për të cilat nuk kanë pasur vullnet kolegial të ballafaqimit mes profesorëve dhe ekspertëve të katedrës duke bërë gara mbi profesionalizimin e tyre, e që ishte dashur të jetë edhe titulli dhe funksioni ne katedër.
Postimi i plotë:
Gara profesionale ndërmjet ekspertëve të një katedre dhe rezultatet tyre
Me kujdes dëgjova raportin e grupit të ekspertëve për demarkacion para deputetëve të Parlamentit të Kosovës në mbledhjen e komisionit parlamentar. Debate dhe prezantime të pamjaftueshme për të marrë qëndrime dhe drejtime.
Duke e ditur se ky grup ekspertësh kundërshtues nga e kaluara ka cekur se kanë llogaritur humbjen e territorit prej 8 mijë hektarë, ishte dashur të kenë bazë dokumentacionin valid kur janë konstatuar matjet dhe ato dokumente bazë për të cilat nuk kanë pasur vullnet kolegial të ballafaqimit mes profesorëve dhe ekspertëve të katedrës duke bërë gara mbi profesionalizimin e tyre, e që ishte dashur të jetë edhe titulli dhe funksioni ne katedër. Por tani që janë vet kryetar dhe anëtarë të komisionit, përse vallë ato dokumente valide në të cilat janë bazuar nuk i shpalosën para deputetëve dhe pse nuk ndërtuan raportin për të treguar se qëndrimet e tyre ishin të mbështetura me fakte. Nga seanca tregohet se asnjë dokument valid i ri nuk është prezantuar.
Nëse shohim se këta ekspertë kontroversë të cilët nuk kanë fare kolegialitet profesional së pari e pastaj edhe kolegial e njerëzorë mes veti, dhe nëse tregohet se nuk kemi material valid shtesë për të kundërshtuar këtë demarkacion, rezulotjmë me faktin se kjo tregon që kemi një kuadër jo profesional dhe si të tillë nxjerrin kuadro jo të afta për të punuar në tregun e punës.
Në anën tjetër kemi edhe ata të cilët e mbështeten verbërishtë një kauzë të tillë, duke aluduar se kanë besim të pakufishëm tek ekspertët vendorë dhe nëse del se e tërë kjo kauzë politike ka penguar dhe po pengon lëvizjen e lirë të qytetarëve, ose duke menduar se nëse nuk ka të vërteta të reja atëherë po e votojmë këtë të vjetrën, shtrohet pyetja se: A ishte dashur të ketë përgjegjësi politike për akte të tilla, meqë edhe proverbi popullor thotë dy here mate një herë preje !? dhe kjo pengesë tashmë po vështirëson lëvizjen në funksion të zhvillimit ekonomik, ku të gjitha panairet ekonomike të teknologjive të avancuara, pastaj informimi për tregun e Europës dhe funksionalizimi i MSA-së, po pengohen.
A ishte dashur që për interesa kombëtare të punohet natë e ditë dhe anëtarët e komisionit të sjellin raportin e shkruar për atë të cilën kanë të gjetura, në mënyrë që struktura politike të orjentohet për të marrë qëndrime të njohura apo ndryshim nga qëndrimet, apo vallë po presin që ti shpenzojnë 50 mijë eurot që kanë marrë për punen e tyre për të cilën po dëshirojnë të tregojnë se këto mjete janë paguar për tre apo më shumë muaj punë ? Sigurisht, mjetet janë ndarë për profesionalizëm dhe interes e jo për kohën e kaluar!
Nëse raporti konstaton se nuk ka dokumentacion të bollshëm dhe të domosdoshëm për të ndryshuar demarkacionin, gjë që po duket në horizont si fakt i pritur, shtrohet sërish pyetja se: A ishte dashur që këta ekspertë të jenë në katedër, profesorë që arsimojnë studentë për këtë lëmi ? Sipas mendimit tim Jo, por, koha është e tillë, “unë po them e nëse s’bëhet nuk ka përgjegjësi.
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...