Google ADS

Conte shet Willian, për të blerë yllin e PSG

17:14 | 15 Nëntor 2017
Arbresh.info

Trajneri italian i Chelseat, Antonio Conte është duke menduar të bëj disa ndryshime në skuadrën e tij.

Conte me Chelsean këtë sezon nuk e kanë filluar mirë duke u renditur në pozitën e katërt me 22 pikë.

Sipas Daily Express, Chelsea do ta shet brazilianin Willian për të krijuar fonte për yllin e Paris Saint-Germain, Lucas Moura.

Moura në këtë sezon ka humbur vendin e tij në formacionin titullar nën Unay Emery, pas ardhjes së bashkëkombsit të tij, Neymar.

Ëillian ishte transferuar te Chelsea nga Shakthar Dontesk për shumën e 35 milionë eurove në vitin 2013. /arbresh.info/

Të ngjashme