Doruntinë Isufi, vajza e dëshmorit Shemsi Isufi, i ka bërë thirrje publike kandidatit të Vetëvendosjes për komunën e Kamenicës, që t’i bëjë publike faktet ku kandidati i LDK-së për këtë komunë, Shaip Surdulli, i quajti terroristë ushtarët e UÇK-së.
Ky reagim i Doruntinë Isufit vjen pasi Qëndron Kastrati lëshoi akuza në drejtim të Surdullit në një emision televiziv, të cilin e braktisi pasi i lëshoi këto deklarata.
Reagimi i plotë i Doruntinë Isufit:
QËNDRON, MOS U KORIT MA SHUMË
Dëshmorët nuk janë vetëm të familjeve të tyre, janë të kombit. Nëse Isa Kastrati ka qenë “terrorist” edhe Shemsi Isufi paska qenë i tillë. Dëshmorët nuk kanë afate, nuk janë vetëm deri të dielën kur do të votojmë, ATA janë të përjetshëm.
Si fëmijë dëshmori që në këtë garë zgjedhore jam në krah të kandidatit Shaip Surdulli, u kërkoj aktivistëve të VV-së e konkretisht Qëndronit, që menjëherë të bëjë publike faktet që dëshmojnë se Kryetari Surdulli i paska quajtur terroristë ushtarët e UÇK-së, në të kundërtën të na kërkojnë falje dhe të mos koriten më tepër.
Edhe unë kam garuar për asamble komunale, nuk kam fituar, dhe po vazhdojë tutje sepse ky nuk është fundi i botës për mua. Asnjëherë, asnjë votuesi nuk i kam kërkuar votë në emër të Babit tim – Dëshmor dhe Ushtar i UÇK-së dhe do të ndihesha keq nëse dikush do të më votonte vetëm se jam fëmijë dëshmori.
Babai im nuk është flijuar që unë të kem privilegje, ka rënë që unë të jetoj e lirë ashtu sikurse i gjithë populli im.
Irrituese është edhe thirrja e kryetarit të veteranëve të UÇK-së që po tenton të manipulojë me familjet e dëshmorëve. Këtë kryetar edhe mund ta bëni drejtor në emër të veteranëve, por mos e bëni në emër të familjeve të dëshmorëve sepse për neve ai nuk bëri asnjëherë asgjë.
Qëndroni do të mund të fitonte nëse na bind se ka një plan të mirë për qeverisje, po të mos fliste para braktisjes së debatit për premtimet e kryetarit Surdulli, dhe po të mos përdorte Heroin e Kosovës Isa Kastratin në garën e tij.
I jemi mirënjohës Kryetarit Shaip Surdulli dhe e mbështesim në garën për Kryetar Komune sepse e ka dëshmuar veten e tij edhe në të kaluarën, duke na qëndruar pranë edhe neve si familje dëshmori.
Lavdi Isa Kastratit dhe gjithë Dëshmorëve të Kombit.
Vota ime është për Shaip Surdullin.
Horoskopi ditor, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj
Deputetët e Komisionit për Shëndetësi presin në takim presid...
Mblidhen sot katër komisione parlamentare
Harris apo Trump, amerikanët votojnë për presidentin e ri
Osmani merr pjesë në lanisimin e raportit të UNICEF-it mbi n...
Moti për sot në Shqipëri