Haradinaj fton qytetarët të dalin e të votojnë në balotazhin e 19 nëntorit

15:11 | 15 Nëntor 2017
Arbresh.info

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka folur rreth zgjedhjeve të balotazhit të 19 nëntorit.

Haradinaj, në mbledhjen e sotme të Qeverisë ka kërkuar nga qytetarët e Kosovës që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre dhe të votojnë, shkruan arbresh.info.

“Kemi arritur një standard të lartë të mbajtjes së zgjedhjeve. Është shumë me rëndësi që ky proces të shkoj mirë. Ju bëjmë thirrje qytetarëve të vendit që me dinjitetin më të lartë ta shfrytëzojnë të drejtën e votës dhe të votojnë”, ka Haradinaj.

/arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme