Presidenti i Republika Srpska Milorad Dodik tha se BiH nuk është një shtet i qëndrueshëm, por mbijeton për shkak të ndërhyrjes së madhe ndërkombëtare, transmeton portali arbresh.info
Dodik tha se ndërhyrja është joefektive dhe nuk është e njëjtë me pesë apo dhjetë vjet më parë.
“Serbët e pranuan Dejtonin dhe vendosën zgjidhje, por kurrë nuk donin të ishin në atë vend”, ka thënë ai
Duke folur për referendumin mbi pavarësinë e Republikës Serbe dhe çfarë do të ndodhte nëse iniciativa e pavarësisë merr mbështetjen e shumicës, Dodik tha se pala serbe ka të gjitha elementet për të funksionuar si një shtet.
“Ka territor, njerëz që duan atë, fuqi ekzekutive, marrëdhënie të mira rajonale. Do të ishte mirë që boshnjakët të ndaheshin. Përbindëshi nga BiH nuk mund të funksionojë”, thotë ai, duke shtuar se është e mundur të kryhet pa konflikt lufte./arbresh.info/
Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Me flamujt kuq e zi në duar/ Mijëra shqiptarë presin Ramën n...
Guardiola pas humbjes nga Tottenham: Ne do të ngritëmi
Izraeli thotë se një rabin është vrarë në Emiratet e Bashkua...
Edi dhe Xheneta diskutojnë në lavanderi, ndërsa Gjesti i për...
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”/ Deputeti gjerman: Bisedime...