Google ADS

Limaj thotë se mbledhjet e dy qeverive po përgatiten

15:04 | 15 Nëntor 2017
Arbresh.info

Zëvendësministri Fatmir Limaj ka folur në mbledhjen e sotme për mbledhjen e dy qeverive, asaj të Kosovës dhe Shqipërisë, duke thënë se janë  janë përfundim të draftimit për këtë mbledhje.

“Po i ftoj të gjitha ministritë që të përmbyllin punën e tyre në mënyrë që javën e ardhshme të aprovohet rendi i ditës. Ministria e Jashtme ka qenë shumë aktive por dua të kërkoj edhe të ma dërgoni edhe një përmbledhje të informatave”, ka thënë Limaj.

Mbledhja mes dy qeverive do të mbahet në Korçë, më 27 nëntor./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme