Google ADS

Kërkohet të ndërtohet sa më parë terminali VIP i Aeroportit të Prishtinës

15:01 | 15 Nëntor 2017
Arbresh.info

Në mbledhjen e radhës të Qeverisë së Kosovës, zëvendëskryeministri njëherësh kreu i diplomacisë, Behgjet Pacolli foli për terminalin VIP në Aeroportin e Prishtinës, raporton portali arbresh.info

Ai ka kërkuar që të rregullohet ky terminal pa shtyrje të afateve e të mos lihet pas dore.

“Ne sot para terminalit VIP shohim një situatë kaotike dhe unë e pata ngrit këtë çështje dhe unë kisha dashur që pa shtyrje të afateve të rregullohet dhe të mos lihet pas dore, sepse Kosova  e meriton një imazh më të mirë”, është shprehur zëvendëskryeministri i parë.

Për këtë çështje u përgjigj ministri Lekaj duke thënë se janë dakorduar me drejtorin që të ndërtohet sa më shpejtë objekti për VIP./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme