Gjatë një vizite që i ka bërë kompanisë “Tregtia”, kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi, ka thënë se plani i tij parasheh mundësi të mëdha investimesh në sektorin e ndërtimtarisë në kryeqytet.
“Të gjitha planet mandatore hapësinore dhe urbane do të harmonizohen dhe do të vihen në shërbim të vizionit për Prishtinën – Qytet Kompakt. Nuk do të ketë plane dhe projekte që e trajtojnë rrugën, zonën apo lagjen si fragment, por çdo rrugë, zonë apo lagje do të trajtohet sipas konceptit të zhvillimit të integruar”, ka thënë Abrashi.
Ai ka thënë se çdo projekt që hartohet gjatë mandatit tonë do të jetë në përputhje me plane dhe në funksion të zbatimit të planeve; çdo invencion apo kërkesë qytetare që shtrohet si nevojë e re e dinamikave zhvillimore do të pranohet dhe do të përfshihet në plane të lagjeve, sipas modelit të planifikimit me bazë në komunitet.
“Për të operacionalizuar menaxhimin urban, shërbimet që lidhen me menaxhimin urban përfshirë pronën, inspeksionin, etj. do të riorganizohen si shërbime të integruara të formës ‘One-Stop- Shop’: prej këshillëdhënës e deri në implementim. Sektori që përmbledh shërbimet e urbanizmit, mjedisit, pronës, etj, do të riorganizohet në 5 One-Stop-Shop-e; nga një për secilin Distrikt të Kryeqytetit: Prishtina Qendër, Prishtina Veri, Prishtina Jug, Prishtina Lindje, Prishtina
Perëndim”, ka thënë Abrashi.
Ai ka shtuar se përgatitja e dokumentacionit për hartimin e hartës zonale do të bëhet në bashkëpunim me ekspertë të fushës përkatëse.
“Hartimi i hartës zonale do të bëhet përmes konkurimit të hapur për kompanitë profesionale. Harta Zonale do të hartohet duke ju përmbajtur në tërësi elementeve të përcaktuara me Ligjin për planifikim hapësinor dhe Ligjin për Prishtinën”, ka shtuar Abrashi./arbresh.info/
Celta Vigo në një finish dramatik ndal Barcelonën
Zelensky: Pres propozimet e Trump për t’i dhënë fund luftës
Mungesa e sinjalizimit paraqet rrezikshmëri të lartë në traf...
Ana i dërgon një dhuratë Kevinit, reagimi i tij do ju befaso...
Lituania do të financojë prodhimin e dronëve ukrainas me rre...
Plagosja me thikë e 32-vjeçarit në Durrës, shkak dyshohet ko...