Kandidati i LDK-së për kryetar të Kamenicës, Shaip Surdulli i ka quajtur të pavërteta dhe të pabaza akuzat që dje ia ka bërë kundërkandidati nga Lëvizja Vetëvendosje, Qëndron Kastarai, shkruan arbresh.info.
Kastrati në një emision live ka thënë se Surdulli së bashku me anëtarë tjerë të LDK-së kanë bërë propaganda të ndryshme madje duke e quajtur Kastratin si “djalë të një terroristi”.
Shaip Surdulli në një prononcim për arbresh.info ka thënë se këto shpifje kanë qenë të përgatitura nga strukturat e Lëvizjes Vetëvendosje dhe sipas tij janë përdorur për të fituar poenta politike.
“Këto akuza janë krejtësisht të pabaza, ato kanë qenë të përgatitura nga qarqet e caktuara të Vetëvendosjes nga ideologët e tyre. Me vjen keq që Qëndroni ka rënë nën ndikimin e tyre dhe fjalëve dhe shpifjeve që i kanë lansuar këto ditë. Ndoshta edhe ju beson çka ata e kanë përgatitë Çarqet e Vetëvendosjes edhe në Kamenicë edhe në nivel të Prishtinës”, ka thënë Surdulli.
Ai ka thënë se ka respekt të madh për babain e Qëndron Kastratit, Isa Kastratin dhe për gjithë heronjtë tjerë.
Sipas Surdullit nuk ka shqiptarë që mundet më u shpreh ashtu.
“Nuk besoj që ka shqiptarë varësisht nga partitë partiake që ka mujt me u shpreh ashtu tek komuniteti serb. Përkundrazi unë gjithmonë kam pas respekt ndaj Isa Kastratit dhe heronjve tjerë. E kam kursyer edhe në debat si një djalë i një dëshmori, iu kam lut që mos me tepru me fjalë pa fakte, me gënjye e me akuzat që i ka bërë”, ka thënë Surdulli.
E, Qëndron Kastarti për arbresh.info ka thënë se arsyeja pse ai ka fol ashtu gjatë emisionit është për shkak të akuzave që anëtarët e LDK-së ia kanë bërë atij gjatë fushatës zgjedhore.
“Unë nuk kam bërë akuza ndaj tij po unë kom reaguar ashtu për shkak të akuzave që ata i kanë bërë për neve gjatë fushatës”, ka thënë shkurt Kastrati.
Po ashtu Kastrati, përmes një postimi në Facebook mbrëmë ka njoftuar se nuk do të merr pjesë më ne asnjë debat gjatë fushatës ku është prezent edhe kundërkandidati Sahip Surdulli.
“Ju njoftojmë që me gjithë vullnetin dhe gatishmërinë për të marrë pjesë në debatet zgjedhore, ne nuk do të mund të marrim pjesë aty ku janë ata që po bëjnë fushatë të tillë. Është e pamundur të ballafaqohemi me këtë nivel të padinjitetshëm të politikbërjes. Andaj, ne do të vazhdojmë fushatën politike duke takuar e bashkëbiseduar me qytetarë të Dardanës. Programin dhe planet tona për një qeverisje të drejtë dhe të orientuar nga zhvillimi do të vazhdojmë t’i ndajmë drejtpërdrejtë në takime me qytetarët.”, shkruan mos tjerash Kastrati./arbresh.info/
Sveçla: Grupet terroriste sponsorizohen nga Serbia
Shefi i EULEX-it: E dënojmë sulmin në Ibër Lepenc, autorët d...
Policia del me reagim zyrtar për sulmin e kanalit të “Iber L...
Rohde: E dënojmë sulmin në Ibër Lepenc, Gjermania e gatshme ...
Paralajmërimi i Kurtit pas shpërthimit në Ibër Lepenc: Një p...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, Kurti do të mbajë mbledhje të Kës...