Admirali i NATO-s përmend ndryshimet kushtetuese për shndërrimin e FSK-së

12:52 | 15 Nëntor 2017
Arbresh.info

Admirali amerikan James Foggo ka thënë se shndërrimi i FSK-së në ushtri është një çështje për të cilën duhet të flasë Qeveria e Kosovës.

Foggo ka thënë se për këtë duhet diskutuar për reformat kushtetuese, shkruan arbresh.info.

“Ne kemi parë zhvillimin e forcave profesionale dhe jam i impresionuar me progresin. Çështja e transformimit të FSK-së është për Qeverinë e Kosovës, për reformat kushtetuese. Nuk është vendim i imi që të merremi me këtë”, ka thënë Foggo gjatë një konference për media me komandantin e ri të KFOR-it, Salvatore Cuoci pas ceremonisë së ndërrimit të komandës së KFOR-it.

Ai është pyetur nga mediat edhe për demarkacionin  ku ka thënë se shpreson që të ketë dialog mes Kosovës dhe Malit të Zi dhe kjo çështje të mbyllet./arbresh.info/

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme