Shefja e Politikës së Jashtme në BE, Frederica Mogherini ka reaguar për herë të parë në lidhje me akuzat e rënda që janë ngritur ndaj ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.
Duke folur në një konferencë me ministrin Ditmir Bushati, Mohgerini u shpreh se kjo është një çështje që po trajtohet nga drejtësia dhe nuk kërkon të bëjë komente politike.
Gazetarja Eriza Zyka e pyeti Mogherinin edhe për raportin e BE-së që Shqipëria jo vetëm që është kthyer në një vend të prodhimit të kanabisit, por po bëhet edhe një vend kyç trafikun e heroinës drejt BE-së.
‘Në komentet e mia jam shprehur se kultivimi dhe trafikimi i drogës duhet trajtuar në mënyrë serioze dhe me gjithë mbështetjen politike e agjencitë e zbatimit të ligjit.
Agjencitë e zbatimit të ligjit po bashkëpunojnë me policitë në vendet e BE-së, ashtu edhe në Itali me Guardi Di Financës apo gjyqësorin italian.
Është në parimin tim që të mos komentoj asnjë çështje që është në vijim, apo në gjykim.
Shoh vendosmëri, vullnet politik dhe duhet që të shohim rezultate të qarta. E jo vetëm ne duam këtë gjë, por edhe qytetarët e Shqipërisë’, tha Frederica Mogherini në fjaën e saj. /albeu.com/
Të korra me inteligjencë artificiale, teknologjia e re që po...
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Albin Kurti takon Lorik Canën: Vlerësuam rëndësinë e masiviz...
Arrestohet shqiptarja në Londër, mori pjesë në protestat pro...
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”