Kryetarja e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova pritet që më 23 nëntor të vizitoj Kosovën. Gjatë vizitës, kryetarja e Dhomave të Specializuara pritet të takoj akterët më të lart të shtetit. Lajmin për vizitën e Trendafilovas e ka bërë të ditur për “Arbresh.info“, drejtori ekzekutiv i Odës së Avokatëve të Kosovës, Yll Zekaj.
Sipas Zekajt, bashkë me Trendafilovan në vizitë do të jetë edhe administratorja e gjykatës, Fidelma Donlon.
“ Kryetarja e Gjykatës Speciale pritet që me datë 23 nëntor ta vizitoj Kosovën dhe ta ketë një takim informues lidhur me gjithë procesin, hapjen e këtij procesi pranë kësaj gjykate. Kryetarja e gjykatës do të vije bashkë me administratoren e kësaj gjykate, dhe do ta ketë një takim informues me akterët në Kosovë, ku do të jetë edhe Oda e Avokatëve të Kosovës”, u shpreh Zekaj.
Kjo është vizita e parë e Trendafilovas në Kosovë.
Ndryshe, Gjykata Speciale, apo siç njihet zyrtarisht Dhomat e Specializuara të Kosovës, këtë muaj kanë bërë një hap para drejt fazës së ngritjes së aktakuzave të para.
Më 6 nëntor, me miratimin e Kryetares, Ekaterina Trendafilova, pas këshillimeve me gjykatësit, Administratorja, dr. Fidelma Donlon, ka nxjerrë Direktivën për Mbrojtësit, e cila ka hyrë në fuqi. Kjo Direktivw për Mbrojtësit përcakton kriteret për pranim në Listën e Mbrojtësve. Vetëm mbrojtës që i përmbushin kriteret për pranim në Listën e Mbrojtësve mund të emërohen ose të caktohen prej Administratores për përfaqësimin e të dyshuarve, të akuzuarve ose të një grupi viktimash”. /Arbresh.info/Gita Lushi
Shërbimi Korrektues nesër mban Maratonën “Vrapimi i Nd...
Përkeqësimi i motit sjell probleme me energjinë dhe rrugë të...
“Mbaje përgjegjësinë”, Sara e rreptë me Drilonin – por pse?
Dardan Berisha: Kosova ndaj Irlandës do ta tregojë fytyrën e...
Njëmbëdhjetë persona të vrarë nga sulmet e Izraelit në Bejru...
Ushtarët e KFOR-it kryejnë patrullime në qytetin e Istogut