Kryeministri Haradinaj priti në takim përfaqësuesit e Bechtel & Enka

10:45 | 15 Nëntor 2017
Arbresh.info

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur  në takim përfaqësuesit e Bechtel & Enka, të prirë nga Craig Albert, President për Infrastrukturë dhe Mehmet Tara, President i Enka-s, të cilët e uruan atë për zgjedhjen në krye të ekzekutivit kosovar.

Kryeministri Haradinaj falënderoi mysafirët për punën e mirë që kjo kompani po e bën në Kosovë, duke u premtuar partneritet dhe mbështetje për projektet e ardhshme, shkruan arbresh.info.

Kryeministri Haradinaj tha se Qeveria e Kosovës do të jetë nikoqire e mirë për kompanitë ndërkombëtare të cilat operojnë në Kosovë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme