Anashkalimi i mëngjesit rrit në mënyrë të konsiderueshme rrezikun për sulm në zemër dhe goditje në tru, ka zbuluar një studim i ri.
Ekspertët kanë zbuluar se personat që shmangin vaktin e parë të ditës janë dy herë më të rrezikuar t’i kenë enët e gjakut të bllokuara me pllakëza bakteriale. E njohur si arteroskleroza, kjo gjendje kufizon rrjedhjen e oksigjenit dhe gjakut në organet jetësore dhe rrit rrezikun e mpiksjes së gjakut. Ky është shkaktari kryesor i atakut në zemër dhe goditjes në tru. Mbi 1 në 3 persona shmangin rregullisht mëngjesin.
Kjo bën që ata të hanë më shumë ushqime të shpejta dhe të pashëndetshme në pjesën tjetër të ditës. Vaktet e munguara alternojnë balancën hormonale të trupit dhe orën e brendshme, duke shkaktuar dëme në shëndetin në përgjithësi. Hulumtuesit shkencorë spanjollë dhe amerikanë ndoqën më shumë se 4000 zyrtarë të moshës së mesme për gjashtë vite. Një në 5 persona konsumonin një mëngjes të bollshëm që i kalonte 400 kalori, ndërsa pjesa më e madhe e niste ditën me diçka të vogël. Rreth 3% e pjesëmarrësve në studim e anashkalonin fare mëngjesin.
Pasi kryen të gjithë eko për të parë gjendjen e enëve të gjakut, shkencëtarët zbuluan se personat që e anashkalonin mëngjesin ishin 2.6 herë më shumë të rrezikuar nga arteroskleroza, krahasuar me ata që konsumonin gjithmonë mëngjes. Ekspertët thonë se ky studim vërteton që mëngjesi është realisht vakti më i rëndësishëm i ditës. Autori kryesor i studimit, dr. Jose Peñalvo, nga Universiteti Tufts, në SHBA, thotë: “Përveç lidhjes së drejtpërdrejtë me faktorët e rrezikut kardiovaskular, anashkalimi i mëngjesit mund të jetë një shënjues për dietën ose mënyrën e jetesës së pashëndetshme në përgjithësi”. “Anashkalimi i mëngjesit mund të shkaktojë çrregullime hormonale dhe të alternojë ritmin kardiak (orën e brendshme)”.
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimi...
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...