Në fshatin Malësi e Vogël (Radostë) të Komunës së Rahovecit, kanë filluar punimet për ndërtimin e infrastrukturës rrugore. Ndërtimi i rrugëve në këtë fshat është duke u bërë bazuar në listën për investime kapitale për vitin 2017, ku janë paraparë të ndërtohen tri rrugë një me asfalt dhe dy me kubëza.
Banorët e fshatit Malësi e Vogël, e kanë pritur mirë fillimin e investimeve në ndërtimin e infrastrukturës rrugore në fshatin e tyre duke thënë se nga buxheti Komunal, përveç ndërtimit të ambulancës së mjekësisë familjare, rregullimit të një rruge fushore dhe projekteve tjera, jemi të kënaqur që kanë nisur punimet për ndërtimin e tri rrugëve brenda fshatit.
Kurse Muhamet Behra, drejtor i Drejtorisë për Shërbime Publike ka thënë se punimet në ndërtimin e tri rrugëve janë duke shkuar mirë dhe qëllimi i ndërtimit të rrugëve në këtë fshat është sigurisht lehtësimi i lëvizjes së banorëve të cilët kalojnë çdo ditë nëpër këto rrugë. Kurse për përfundimin e ndërtimit të rrugëve, Drejtori Behra është shprehur se do të varet edhe nga kushtet atmosferike./arbresh.info/
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...