I riu pyet Neymarin pse u transferua në PSG – përgjigjja e sulmuesit është mjaftë interesante

10:22 | 15 Nëntor 2017
Arbresh Info

Nuk ishte një ndeshjeve zbavitëse, por Anglia mund të jetë e kënaqur me barazimin pa gola 0 me 0 kundër Brazilit në Wembley.

Mbi të gjitha, skuadra e Brazilit është njëra nga favoritet për të fituar Kampionatin Botëror vitin e ardhshëm në Rusi, transmeton portali arbresh.info.

Yjet si Gabriel Jesus, Philippe Coutinho dhe Neymar ishin mbajtur të qetë nga skuadra me lojtarë pa eksperiencë si Harry Maguire, Joe Gomez, Jake Livermore dhe Ruben Loftus – Cheek.

Pasi loja në fushë nuk ishte aq ngazëlluese, Federata e Anglisë ka publikuar videot e regjistruara nga tuneli dhe kjo ndryshon plotësisht gjërat duke i bërë më interesant për shikuesit.

Neymar është kritikuar shpesh për sjelljen e tij qysh pasi është bërë futbollisti më i shtrenjtë në botë. Ai është fjalosur me Edinson Cavanin rreth ekzekutimit të penalltive në Paris Saint Germain dhe besohet se ka bllokuar uruguaianin në rrjete sociale.

Megjithatë, sjellja e tij para miqësores së Brazilit kundër Anglisë shfaqi një tjetër anë shumë ndryshe të tij.

Ai shpenzoi kohën duke diskutuar me një fëmijë të Anglisë në tunel vetëm disa momente para se të fillonte ndeshje. Gjatë bisedës, i riu pyeti Neymar “Pse u transferove në PSG?”

690

Pyetje vërtetë e mrekullueshme.

Pse u transferua Neymar nga Barcelona te Paris Saint Germaini gjatë verës?

Sigurisht, superylli nuk do të pranoj asnjëherë se arsyejet ishin financiare apo për tu larguar nga hija e Lionel Messit në mënyrë për të fituar Topin e Artë. Në vend të kësaj, ai duket se i tha të riut “për të bërë ligën franceze më të mirën”./arbresh.info/

Shikoni këtë moment të bukur në minutën 4:20:

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme