Google ADS

Performanca e shkëlqyer nga Anthony Martial ndaj Gjermanisë

09:05 | 15 Nëntor 2017
Arbresh Info

Franca barazoi 2 me 2 me Gjermaninë mbrëmjen e së martës në një miqësore ndërkombëtare.

Për herë të parë pas një viti, Anthony Martial i Manchester United startoi në një ndeshje për trajnerin Didier Deschamps, transmeton portali arbresh.info.

Martial luajti për 90 minuta të plotë dhe ylli i Manchester United shkëlqeu kundër kampionit aktual të botës.

Francezët siguruan epërsinë ndaj Gjermanisë në minutën e 33′. Sulmuesi i Arsenalit, Alexandre Lacazette shënoi një gol të bukur për Francën pas asistimit me klas nga Anthony Martial.

Martial mund të shënonte golin e tretë vonë gjatë ndeshjes, por portieri gjerman Kevin Trapp reagoi mirë duke ia mohuar sulmuesit golin para se Lars Stindl të shënonte golin e barazimit në minutat shtesë.

Lacazette shënoi dy gola për Francën në këtë miqësore./arbresh.info/

Shikoni pjesët më të mira të ndeshjes dhe performancën e shkëlqyer nga Anthony Martial:

https://www.youtube.com/watch?v=ym3SlwUdrl0

https://twitter.com/GoalUK/status/930599425092698112

Të ngjashme