Casemiro dëshiron që bashkëlojtari brazilian, Neymari, t’i bashkohet atij në Real Madrid.
Lojtari më i shtrenjtë në botë kaloi te PSG gjatë verës por thashethemet tashmë kanë zbuluar që sulmuesi nuk është i lumtur dhe është duke kërkuar largimin, transmeton portali arbresh.info.
Drejtorët në Bernabeu raportohet se kanë të gatshme 200 milionë euro për transferimin e Neymarit gjatë vitit të ardhshëm. Dhe, mesfushori Casemiro do të dëshironte që ish lojtari i Barcelonës t’i bashkohet kampionit evropian megjithëse insiston që bashkëkombësi i tij është duke shijuar kohën në Francë.
“Ai është një yll”, ka thënë fillimisht Casemiro.
“Ai e di se çfarë është duke bërë. Ai është një lojtar i mrekullueshëm dhe do të jetë gjithmonë i mirëpritur në Real Madrid”
“Shpresoj që të transferohet, por ai është i lumtur në klubin e tij”
Javën e kaluar, ish bashkëlojtarët e Neymarit, Lionel Messi dhe Luis Suarez kërkuan nga ai të mos nënshkruaj me Real Madridin për t’iu shmangur njohjes si një tradhtar nga tifozët e klubit katalunas./arbresh.info/
Rama në Britani e Madhe: Emocion kuqezi pak minuta përpara t...
Tenderët njëburimor, Murati: Përqindja më e madhe ka qenë më...
Irani konfirmon se do t’i diskutojë çështjet bërthamore me t...
NALT: FSK ballafaqohet me sfida të mëdha drejt transformimit...
Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Me flamujt kuq e zi në duar/ Mijëra shqiptarë presin Ramën n...