Ushtria largon nga pushteti presidentin Robert Mugabe

08:31 | 15 Nëntor 2017
Arbresh.info

Ushtria e Zimbabvesë ka marrë kontrollin e shtetit.

Ata kanë arrestuar presidentin Robert Mugabe për të cilin thonë se është i sigurt, transmeton portali arbresh.info

Ushtria e Zimbabvesë ka lexuar një deklaratën pasi mori kontrollin e transmetuesit kombëtar ZBC, duke thënë se ka ndërmarrë aksion kundër “kriminelëve”.

Janë dëgjuar të shtëna me armë në periferitë veriore të kryeqytetit, Harare.

robert mugabe

I dërguari i Zimbabve në Afrikën e Jugut, Isaac Moyo, hodhi poshtë bisedimet për një grusht shtet, duke thënë se qeveria ishte “e paprekur”.

Deklarata e lexuar nga gjenerali Gen Sibusiso Moyo erdhi disa orë pasi ushtarët morën  selinë e ZBC.

Ai tha: “Dëshirojmë ta sigurojmë popullin se ekselenca e tij, presidenti … dhe familja e tij janë të sigurt dhe shëndosh e mirë dhe siguria e tyre është e garantuar”.

Deklarata shtoi: “Ne po i shënjestrojmë vetëm kriminelët rreth tij që po kryejnë krime … që po shkaktojnë vuajtje sociale dhe ekonomike në vend. Sapo të kemi përmbushur misionin tonë, ne presim që situata të kthehet në normalitet”.

Nuk është e qartë se kush po udhëheq veprimin ushtarak./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme